Gjeli i Fushes pjell flori

Nga Oerd Bylykbashi

Fusha Shpk paska vetem 298 m2 truall ne pronesi dhe paska patur guximin e pafytyre te kerkoje ‎8.465 m2 prone publike qe te ndertoje disa kulla e Rama dhe Veliaj ia dhane, madje bene nje ligj special vetem per Fushen. I duhet ajo siperfaqe prone publike Fushes se i duhet te fitoje “pak” 200 milion euro‎.

Po sa mund te ndertonte Fusha Shpk ne 298 m2 te saj? Le ta themi troc: zero, nul, niks! As edhe nje meter‎ katror kulle!

Po si qenka keshtu? Eshte qe c’ke me te, sepse po te respektohen distancat nga pronat kufitare dhe nga aksi i rruges pedonale, eshte e pamundur qe aty te jepet leje ndertimi. Ne rastin me te mire do te ndertonte nje ndertese nje apo dy kateshe me njolle ndertimi 150 m2. Por Fusha planifikon te ndertoje plot 92.000 m2 sic del nga nje artikull investigativ i Birn.

Pra ky guximtari, edhe pse me ligj nuk e zhvillon dot pronen e tij, paska patur nje ide brilante “te pakerkuar” nga Edi dhe Erioni qe te beje metra kub me Euro duke marre pronen publike‎. E meqe aty eshte Teatri Kombetar, e prishka dhe na e rindertoka te ri. Sa xhymert pervecse i squt?!‎

Madje na thote qe Teatri i ri do te kushtoka 30 milion Euro per te thene qe po sakrifikon per publikun edhe pse me kostot reale te ndertimit nuk kushton aq. Nga 9200 m2 ndertim te teatrit te ri, vetem 7300 m2 jane vertet ndertim. E po ta shumezosh kete me 500 Euro/m2 qe eshte kostoja e nje ndertimi te shtrenjte, teatri do t’i kushtonte Fushes 3,650.000 euro pra gati 10 fish me pak sec “genjen” Edin dhe Erionin ai ne propozimin e pakerkuar.

Llogari e thjeshte: ‎nga 200 milion Euro qe ekspertet llogarisin se sa para do te nxjerre Fusha nga shitja e kullave, hiq 3-4 milion euro per Teatrin, do mbeten 196 milion Euro. Hiq edhe koston e ndertimit te kullave e do te mbeten pa frike 150 milion Euro fitim. Po edhe sikur ne banke te shkoje me ligjin e parlamentit ne dore qe ia jep llokum pronen publike, te gjitha bankat e Tiranes do te benin gare te financonin kete investim te sigurt superfitimprures te Fushes.

Epo, te kesh me pak se 300 m2 e te fitosh 150 milion Euro, vetem nen qeverine e Edi Rames e gjen! ‎Gjeli i Fushes paska pjelle veze floriri! Nje meter katror i prones se tij vleka 567 mije Euro. Eh te morsha te ligat!!!

Eshte Fusha ore, qe na paska kerkuar te pakerkueshmen dhe Edi me Erionin e vet ia paskan dhene me vrap ne ymer te modernizmit dhe ndihmes ndaj biznesit me ide novatore. A ka budalla qe e ha kete gomarllek te pacipe se medemek Edi Rama dhe Erion Veliaj po bejne kurban Teatrin Kombetar vetem e vetem qe Fusha te beje para pa fund?! ‎

Nje mik me tha: a me gjen ndokush mua 8-9 mije m2 prone publike rrotull sheshit Skenderbej? Dua te bej disa kulla edhe une. Nuk ka banke qe s’mi jep parate qe me duhen me ate fitim te garantuar. Fiksim kam te prish nje nga ministrite bashke me Teatrin e Kukullave. I ndertoj une akull te reja dhe super moderne, pa merak…

Keshtu eshte kur nisesh nga pjata me spageti apo arka me fiq dhe behesh miliarder vetem me rroge shteti. I mbush mendjen vetes se 300 m2 truall privat na paska me shume vlere se 8.465 m2 truall publik ne mes te Tiranes me nje Teater Kombetar persiper.

‎Edi dhe Erioni duan te besojne ne perralla gjysmagjelash qe pjellin flori dhe kujtojne se besojne edhe shqiptaret.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment