Gjenden në Përmet, dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë

0
207

Janë gjetur dy vajzat e zhdukura në Tiranë.

Ato janë gjetur në Përmet, bën të ditur policia.

Dy shoqet e ngushta, Kejsi Ahmetaj dhe Moina Hajdari ishin larguar nga shtëpia e tyre në Tiranë në datën 1 janar dhe që prej asaj dite ishin në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here