Gjergj Bojaxhi publikon video-skandalin mbi betonizimin e Sarandës

0
228

Gjergj Bojaxhi ka denoncuar me një status në facebook ndërtimet në bregun e detit të Sarandës të cilat janë bërë 10 metra nga deti.

“Betonizimi i Bregdetit vazhdon edhe me “Rilindjen”…

Ne Sarande po e kuptojne me mire konceptin “te jesh prane detit”. Aq prane sa jepen leje 8 kate beton 10 metra larg bregut…. aq sa po pati dallge te lag kembet ne ballkon.

Keto jane pamje qe marrin trajta skandali kur 2 here jepet leja (ne 2010 dhe 2017) qe pallatet ti fusim ne det.

Me siguri do na e justifikojne nen argumentin rilindas: ky eshte rezultat i rritjes se ofertes turistike te Sarandes, e cila ka sjelle rritjen e kerkeses per komplekse akomoduese dhe shteti i pergjigjet me bujari dhe krevate ne bregun e detit.

Me ndertimin e aeroportit te Vlores dhe Sarandes, do kete edhe me shume kerkesa dhe kushedi ku do shpertheje fantazia e institucioneve lokale dhe kombetare qe japin apo rinovojne leje pallatesh te tilla.” – shkruan Bojaxhi teksa e shoqëron statusin edhe me një video ilustruese.

https://www.facebook.com/Gjergj.Bojaxhi/videos/10160271354070361/?t=10

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here