Gjermania dhe teoritë konspirative për Shqipërinë

Nga Afrim Krasniqi

Kam ndjekur dje e sot komentet e medias dhe disa kolegeve mbi reagimin gjerman ndaj pritshmerive te larta te Shqiperise! Nje rast ideal por edhe i trishtueshem per te kuptuar se ata qe ne shumice na imponohen si elitat tona mediatike dhe mediat me te rendesishme ne vend, – ne teresi nuk e kane as njohurite minimale diplomatike, dhe as nuk kane informacion cilesor mbi vendimmarrjet evropiane, institucionet apo procesin e zgjerimit. Ata ushqehen me bisedat e Tiranes, degjojne lenden e pare qe iu ofrojne keta aventurieret tane dhe me pas krijojne se bashku iluzione virtuale e teori konspirative mbi to.

Rasti gjerman eshte tjeter: nuk ka as qendrim personal, as surprize, as shitje, as blerje, as lobing, as anesi politike, as krize brenda apo jashte CDU. Eshte qendrim institucional i nje parlamenti serioz, nje partie serioze, nje politikani serioz, nje shteti serioz per gjera serioze, sic eshte zgjerimi i BE. Ironikisht vetem ne Tirane e Ankara i njejti person u atakua ashper, deri ne fjale per padenja ne komunikim, edhe pse ai paraqiti thuajse vleresim te njejte kritik edhe ne 3 vende te tjera rajonale. Ministri Bushati ishte ne kanzleramt dhe shprehimisht mori te njejten pergjigje, kryetari i kuvendit ishte po ashtu ne Bundestag dhe mori te njejten pergjigje. Te henen do kete nje tjeter vizitor ne kanzleramt dhe natyrisht, pritet te marre te njejten pergjigje.

Pergjegjesia dhe faji nuk eshte ne palen gjermane, ajo eshte e vijon te jete ne Tiranen politike, – e cila nuk arrin te kuptoje se vetem reformat, rezultatet, stabiliteti i qendrueshem shteteror e demokratik, ndarje me boten e krimit, zgjedhjet me cilesore, dhe zyrtare te larte perpara drejtesise per korrupsion, – perbejne drejtimin e duhur drejt BE. Cili zyrtar eshte denuar per korrupsion? Cila parti ka larguar nje te inkriminuar? Cili eshte rezultati i prekshem i reformes ne drejtesi? Cila qeveri beri administrate jopartiake? Cila reforme kaloi me konsensus? Zero. Te tjerat, jane e mbeten fjale pa vlere, alibi tipike shqiptare per konsum te brendshem. Problemet nuk zgjidhen duke deformuar informacion ne media, as duke biseduar me banore ne Peqin dhe as duke marre merita qe nuk te takojne perpara vartesve tuaj partiake. Problemet zgjidhen me sjellje serioze, trajtim serioz institucional, lidership dhe kuraje, – cilesi qe elitave tona te korruptuara u mungojne konsensualisht!

Dhe per skeptiket, Shqiperia nuk mund te marre ftese ne kete stad, por mund te nise nje proces te ndermjetem si ne rastin e Maqedonise, per te cilin, kam frike, se gjithashtu nuk jemi te pergatitur dhe sic po shoh keto dite, – nuk kemi as vizion, as vullnet dhe as axhende per ta realizuar!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment