Gjermania shpejton vizat për mjekë e infermierë nga Shqipëria, Spahn jep kushtin: Vetëm për punë fikse

0
146

Qeveria e Gjermanisë do të nisë së shpejti masat për të eliminuar mungesat për staf në shëndetësi. Sipas një marrëveshjeje të koalicionit qeverisës, disa ministri do të punojnë së bashkë për të hartuar planin e plotë.

Nga ky veprim pritet të krijohet një mundësi e mirë përfitimi për infermierët nga Shqipëria dhe Kosova. Vetë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, u shpreh për Bild se “do të fokusohet në lehtësimin e rekrutimit të stafit në Europën Juglindore, ku këto dy vende paraqesin një potencial të madh për profesionistët e rinj”.

Problemi konsiston në faktin se profesionistët e trajnuar shpesh duhet të presin deri në 10 muaj për një vizë pune në Gjermani. Ministri u shpreh se këto procedura do të përshpejtohen. Aktualisht janë rreth 50 mijë vende vakante për infermierë në Gjermani dhe Spahn u shpreh se të huaj do të mbushin një pjesë të madhe të tyre, citon Scan.tv.

“Të huajve që duan të punojnë në shëndetësi në Gjermani duhet t’u lejohet qëndrimi për gjysmë viti. Kushti duhet të jetë që ata të mos përfitojnë asnjë cent nga asistenca sociale dhe nëse nuk kanë një punë fikse si infermiere pas gjashtë muajsh, ata duhet të largohen”, u shpreh ministri gjerman i Punës Hubertus Heil.

Sipas ministrit të punës, Gjermania vitin tjetër do të rrisë ndjeshëm pagat e infermiereve, duke arritur një marrëveshje të përbashkët për pagat. Ndërkohë, ministrja e Familjes, Franziska Giffey premtoi programe trajnimi dhe një fushatë informimi për profesionin e infermierit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here