Gjirokastër/ 41 persona të dyshuar me Covid-19, kreu i ISHSH jep lajmin e mirë

Kanë dalë rezultatet e 41 personave të cilët u dyshuan për Covid-19 si pasojë e kontakteve me personin e prekur me koronavirus në Gjirokastër.
41 personat kanë rezultuar negativ ndaj këtij virusi .Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri i cili ndër të tjera u ka bërë apel subjekteve dhe qytetarëve të mos neglizhojnë respektimin e masave anti Covid.


Të nderuar miq! Të nderuar qytetarë! Të nderuar subjekte private e shtetërore!
Nga hetimi i Dr.Njvksh Gjirokastër i 41 personave të dyshuar,si pasoje e pacientit të dalë pozitiv,rezultuan.
NEGATIVE
Pacienti pozitiv,është i izoluar në banesën e tij dhe monitorohet nga Njvksh&Policia e Shtetit& Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor – ISHSH.
Kjo nuk do të thotë që të neglizhoni,nuk do të thotë të toleroni,nuk do të thotë që Ne të na vini me shpatulla në mur!!
Por duhet ndërgjegjësim edhe sensibilizim,duhet larg 1.5 M nga njëri-tjetri,duhet higjenë,duhet maskë edhe zbatim protokollesh,në të kundërt do të ketë 0 tolerim në masa admi.,deri në mbyllje të subjekteve private ose edhe shtetërore.
Shëndeti mbi gjithçka
Faleminderit Dr.Njvksh.
Ju lutemi,mos neglizhoni masat!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment