Gjirokaster/ 64 milione leke per pallatin qe rrezikon shembjen

0
167

Një fond prej 64 milionë lekësh është miratuar nga qeveria shqiptare për 16 familjet e pallatit në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër i cili  rrezikon shembjen për shkak të erozionit masiv.

Gjatë muajit janar banorët e këtij pallati dolën të tmerruar nga banesat e tyre pasi e kishin të pamundur qëndrimin në këtë pallat i cili ka marr çarje në disa pjesë. Ky problem i shoqëron prej 3 vitesh.

Ndërsa së fundmi kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi në një takim me banorët tha se është gati projekti për ndërhyrje në këtë objekt i cili pritet të nis në muajin shtator.

Banorët e këtij pallati të gjendur prej vitesh përballë një problematike të tillë tepër shqetësuese që u rrezikon jetën shpresojnë që ndërhyrja ti jap fund njëherë e mirë vuajtjeve të tyre duke përfunduar përpara se stina e dimrit të trokas sërish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here