Gjirokaster/ Arrestohet 51 vjecari i shpallur ne kerkim per vjedhje

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin nëntor ka vjedhur disa mjete pune në banesën e shtetasit S. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment