Gjirokastër/ Bashkia i akordon titullin “Qytetar Nderi” prof.Ksenofon Krisafit

0
156

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi ” profesorit dhe juristit Ksenofon Krisafi për kontributin e tij në veprimtarinë diplomatike, në mësimdhënie në fushën e së drejtës ndërkombëtare , për rolin e spikatur në çështje me rëndësi të veçantë në politikën e jashtme të vendit, si dhe për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në ambjentet e auditorit të universitetit Eqrem Çabej .

Prof. Ksenofon Krisafi është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Ai ka fituar gradën shkencore «Doktor» në vitin 1993. Karriera e tij profesionale ka nisur si punonjës shkencor në Sektorin Shkencor të Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, ku ka punuar për mëse 12 vjet. Më pas, për gati 10 vjet deri në vitin 1993, ai do të atashohej pranë Ministrisë së Jashtme, fillimisht si përgjegjës i Byrosë Juridike, jurist e pastaj drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore dhe Traktateve Ndërkombëtare. Aktiviteti në Ministrinë e Jashtme do të vazhdonte më tej në vitet 1998-2002, me detyrën e ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrave të OKB-së dhe të OBT-së në Gjenevë. Veprimtaria kërkimore e studimore e tij regjistron një listë të pasur shkrimesh, artikujsh, studimesh, punimesh e kumtesash të paraqitura në konferenca e kolokiume shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe librash e tekstesh universitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here