Gjirokaster/ Çeço largohet nga sheshi ne drejtim te paditur

0
179

Pas 97 vitesh që prej vendosjes së tij në  sheshin që mban të njëjtin emër busti i heroit Çerçiz Topulli në Gjirokastër, është larguar prej aty.

Zhvendosja nga sheshi është e përkohshme si pasojë e punimeve që po kryhen për rehabilitimin e sheshit dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor por nuk dihet ku do të qëndrojë.

Bashkë me shtatoren është hequr edhe bazamenti me vlera monumentale, në të cilin ishte vendosur punimi i mjeshtrit Odise Paskali qysh prej vitit 1934.

Bëhet fjalë për disa pllaka mermeri të sjella nga Italia pikërisht në vitet ’30. Shtatorja do të rikthehet sërish në përfundim të punimeve.

Monumenti, pa të cilin nuk mund të kuptohet sot qyteti i gurtë, u ngrit me kontributin e vetë gjirokastritëve në atë kohë. Monumenti kushtoi plot 3600 franga ari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here