Gjirokastër/ Ceremoni për 108 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit

0
141

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u zhvillua sot ceremonia për 108 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Për shkak të pandemisë ceremonia u zhvillua me një numër të reduktuar pjesëmarrësish.
Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës Prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi, drejtues dhe efektivë të DVP Gjirokastër.
Drejtori i policisë vendore Perlat Vatoci ka shprehur urimet e tij tek sa e ka cilësuar këtë profesion si një punë që kërkon sakrifica.
“Ditën e sotme kremtojmë 108 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, si një organizatë që punon çdo ditë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, kremtimi i 108 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit na gjenë me një numër pjesëmarrësish të reduktuar.
Marrë shkas nga sa më sipër, uroj Gëzuar Festën dhe i falenderoj për kontributin në vite gjithë veteranët e Policisë së Shtetit. Sot si cdo 13 Janar, kujtojmë me krenari dhe përulje Dëshmorët e Policisë, të cilët me veprën e tyre, sakrifikuan jetën duke lënë gjurmë ne historinë e kësaj organizate, si edhe duke u bërë burim frymëzimi për ne dhe për brezat që vijnë.
Falenderojmë përfaqësuesit e organeve të qeverisjes vendore, mediat dhe në mënyrë të vecantë komunitetin e Qarkut Gjitokastër për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na kanë ofruar për përballimin e problematikave dhe realizimit të detyrave tona.
Njëkohësisht i garantoj se Strukturat e Policisë do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme në rritjen e cilësisë së shërbimeve policore ndaj qytetarëve , në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike.
Me këtë rast falenderoj gjithë kolegët dhe familjet e tyre për përkushtimin në punë dhe sakrificën që bëjnë çdo ditë në këtë detyrë, shpesh herë jo të lehtë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here