GJIROKASTER/Dhunë e vazhdueshme psikologjike nga vëllezërit

Një 49 vjeçar, banues në Gjirokastër ka kërkuar ndihmën e togave të zeza për t’u mbrojtur nga dhuna e vazhdueshme psikologjike e vëllëzërve të tij.

Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Gjirokastër pohojnë së kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Gjirokastër, u plotësua më datë 05.04.2018.

Shkak ka qenë përplasja e vazhdueshme familjare.

Vëllezërit, shtetasit E.P dhe I.P, vjeç 44 e 41, banues në Gjirokastër, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj 49 vjeçarit.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Gjirokastër.

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment