Gjirokastër/Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke/Konsulli Kakissis : Shqipërisë i nevojitet marëdhënia e mirë me Greqinë për anëtarësimin e saj në BE

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Greke, në ambientet e Universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej” është zhvilluar një aktivitet . Kjo veprimtari u përshëndet nga Konsulli i Përgjithshëm grek në Gjirokastër Lambros Kakissis , rektori i Universitetit “ Eqrem Çabej”, Bektash Mema, si dhe drejtues të tjerë institucionesh në nivel vendor. Të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues nga Universiteti i Janinës e Maqedonisë Perëndimore, pedagogë dhe personalitete të tjerë.
Në fjalën e tij Konsulli grek Kakissis ka shprehur mbështetjen e tij ndaj universitetit Eqrem Çabej si dhe ka theksuar rëndësin e marrëdhënieve të mira midis dy shteteve, atij grek dhe shqiptar për anëtarësimin e kësaj të fundit në BE.


Me këtë përpjekje që bëjmë ne na duhet mbështetje nga njerëz të tillë , të artit , të kulturës ,të mendjes që kanë dinjitet për ta përçuar gjuhën greke në katër anët e botës dhe me këtë përpjekje ne mbështetemi tek universitete ,departamentet e gjuhës greke që janë sot në botë. Kjo ditë është e rëndësishme si një mundësi për zhvillimin midis dy vendeve .Greqia si një vend i vjetër i NATO-s dhe BE kërkon për rajonin stabilitet ,paqe dhe zhvillim ndërkohë që marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë të veçanta. Kjo veçanti lidhet me faktin se në Greqi janë me qindra e mijëra shqiptar që punojnë, jetojnë dhe kanë krijuar integritetin e tyre .Nga ana tjetër është minoriteti dhe faktorë të tjerë që krijojnë premisa për të shtyrë marëdhëniet midis dy vendeve duke i garantuar Shqipërisë një të ardhme Evropiane.”


Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke u caktua nga Qeveria Greke në vitin 2017 dhe përkujtohet çdo 9 Shkurt, në kujtim të poetit Dhionisios Sollomos.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment