Gjirokastër, furnela e gazit shkrumbon banesën, dëmi 45 milionë Lekë

0
332

Një shtëpi në fshatin Tërbuq të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme si pasojë e shpërthimit të furnelës së gazit.

Nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që janë të shumta dëmet materiale, të cilat deri tani përllogariten në rreth 45 milionë Lekë të vjetra.

Bëhet me dije se është shkrumbuar 80% e shtëpisë dhe ka shpëtuar vetëm një dhomë nga 5 të tilla. Forcat e zjarrfikësve kanë mundur të parandalojnë përhapjen e flakëve nëpër banesat e tjera.