Gjirokastër/Golemi miraton buxhetin e 2020 pa mediat

0
245

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi i dalë nga zgjedhjet moniste të 30 qershorit ka miratuar sot buxhetin e vitit 2020.Një buxhet prej gati 650 milionë lekësh i cili synon investime sipas kryebashkiakut në infrastrukturë ,në lagje të ndryshme , dhe në krijimin e dy parqeve për fëmijë .
Por bashkia e Gjirokastrës lidhur me këtë mbledhje të këshillit bashkiak nuk ka bërë asnjë njoftim duke injoruar kështu mediat .Zero transparencë për publikun ,duke shkelur në këtë mënyrë ligjin për vetqeverisjen vendore që e detyron bashkinë ta afishojë njoftimin e mbledhjes të paktën 5 ditë përpara në faqen web të saj, në media dhe në një vend publik të aksesueshëm nga qytetarët. Për më tepër që kemi të bëjmë jo me një mbledhje do si do, por me miratimin e buxhetit të Bashkisë Gjirokastër për vitin 2020. E vetmja media e pranishme ka qenë ajo e RTSH Gjirokastrës e cila prej kohësh është vënë në shërbim të kryetarit të bashkisë dhe “rilindjes”.Kjo nuk është gjë tjetër veçse pasojë, ku të çon votimi pa kundërshtarë politikë dhe me një këshill monist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here