Gjirokastër/Humbi mesditën e djeshme,policia lokalizon me dron 74 vjeçaren

0
183

Një 74 vjeçare banuese në Tepelenë ,me probleme të shēndetit mendor ka humbur kontaktet me familjarët mesditën e djeshme por fatmirsisht ajo është gjetur nga ana e policisë nëpërmjet kërkimit me dron pak minuta mëparë .

Njoftimi i policisë:
Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.
Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.
Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.
Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.
Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here