Gjirokaster/ Inagurohet kendi i lojerave, Golemi: Sa kohë do të jem unë kryetar bashkie, s’do të rresht së kërkuari hapësira publike…

0
143

Eshte inaguruar mbremjen e djeshme parku i shumefolur i lojerave ne lagjen 18 shtatori ne Gjirokaster . Ndersa nuk ka munguar as entuziasmi i kryebashkiakut i cili nuk ka ngurruar te flas me superlativa per veten dhe te vazhdoje me premtimet e radhes.
Jam shumë i kënaqur që në pak javë ia dolëm të përfundonim një kënd lojërash për fëmijët në lagjen “18 Shtatori”. Një nga të paktat vende në këtë lagje që i shpëtoi babëzisë për të ndërtuar dhe tamahqarllëkut për të fituar, sot është një hapësirë dedikuar fëmijëve. Do ta pasurojmë këtë kënd me elementë të tjerë në javët në vijim sepse fëmijët meritojnë gjithmonë më të mirën. Ky projekt i realizuar me ndihmën e CESV na inkurajon për të vijuar me investime të tilla edhe në lagje të tjera. Së shpejti do të kemi një kënd të ngjashëm edhe në lagjen “Punëtori”. Nuk e zhbëjmë dot dëmin që i është bërë Gjirokastrës për vite me radhë, por për sa kohë do të jem unë kryetar bashkie, s’do të rresht së kërkuari hapësira publike dhe do të punoj për t’i vënë ato në shërbim të qytetarëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here