Gjirokaster/ Ishte shpallur ne kerkim per vjedhje, kapet 38 vjecari

Gjirokastër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit V. G., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment