Gjirokastër/ Kapet tepelenasi me kokainë

0
154

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
E. C., 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.
Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here