Gjirokastër/Kontroll në banesë për drogë, pronari godet policin me mjete të forta dhe largohet

0
116


Një punonjës i Policisë së Gjirokastrës është goditur teksa ka qenë duke kryer detyrën e tij. Punonjësi i policisë, i identifikuar me iniciale A.H, po kryente kontrolle në një banesë, për lëndë narkotike në momentin kur është goditur nga poseduesi i saj. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Dh. K, i cili pasi ka goditur efektivin me grushte dhe sende të forta, ka arritur që t’ia mbathë nga banesa. Pavarësisht kërkimeve që janë kryer deri në këto momente, ai nuk ka mundur dot që të bjerë në prangat e Policisë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Gjirokastrës për këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here