Gjirokastër/ Kumbaro dhe Golemi vizitë për fundvit në shtëpinë e fëmijës

0
151

Dhjetori nuk është vetëm muaji i festës por dhe propagandës alla rilindase ndonëse ajo nuk pushon 365 ditë të vitit, akti i fundit i tragji-komedisë vihet në skenë me doza të theksuara gjatë kësaj kohe.
Ajo që vret më shumë nuk është fjalimi i tyre me nota therrëse, a thua u intereson populli , as pseudo dhembshuria që tregojnë përpara rekordit të kamerës personale, por ulëritëse është fakti se si duan të përdorin atë grupmoshë të pafajshme, ëngjëjt e vegjēl- zemërbardhë, fëmijët kudo në Shqipëri.
Secili rilindas vihet në rolin e “heroit”, duke shkuar shtëpi më shtëpi e institucion më institucion ku ka fëmijë, duke i “gëzuar” vogëlushët me makinat dhe kukullat barbi apo me librat si “Kush e hëngri akulloren?” .
Për vite ky fenomen tipik rilindas përsëritet në gjithë vendin. Edhe Gjirokastra nuk mund të shpëtonte nga ky skenar .

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro së bashku me kryetarin e Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi, kanë trokitur së fundmi në dyert e shtëpisë së fëmijëve me pakot tradicionale me veshje por edhe me libra për fëmijë. Por ajo që rilindasit harrojnë është se fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për veshje e libra në raste festash por mbështetja nga ana e instancave vendore dhe qëndrore duhet të jetë 365 ditë të vitit.

Fëmijët janë e ardhmja e një kombi por kurrë fëmijëria e tyre nuk duhet të ndotet nga llumi i propagandës , fallcifitetit dhembshuror nga ana e atyre që fëmijëve të vetë ua kanë siguruar të ardhmen për breza të tërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here