Gjirokastër/ Lagjia Gërhot vuan mungesën e investimeve prej vitesh

0
236


Vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit “18 Shtatori” në Gjirokastër, ndodhet lagjia “Gërhot”. Një lagje me mbi 100 familje të cilat prej kohësh vuajnë mungesën e investimeve nga pushteti vendor.Pa rrugë , pa ndriçim publik , pa ujë, kjo lagje është kthyer në një pikë vendgrumbullimi mbeturinash ndërsa për banorët e saj asgjë nuk ndryshon ,ata kanë kohë që janë braktisur .
Zero investime ndërsa banorët i paguajnë shtetit siç ata shprehen taksat e vendosura prej tij por nuk marrin asnjë shërbim.
” U bë kohë që këtu nuk bëhet asgjë, as rrugë e as drita nuk kemi.Të dalësh natën nuk di nga të ruhesh nga njerëzit ,hajdutët që janë shtuar me shumicë këto kohë apo nga gropat në rrugë ku mund të rrëzohesh e të vritesh.Nuk investon kush, kjo është zonë e harruar e Gjirokastrës”-shprehet një banor.


“Jemi pa rrugë nuk shkojmë dot në shtëpi ,blejmë makina të mira dhe vetëm u bëjmë shërbime se na prishen në këtë rrugë.Jemi mbledhur vite më parë si komshinj kemi vendosur lekë e kemi bërë vetë një pjesë rruge po nga reshjet e shiut dhe koha e kanë kthyer në këtë gjendje .Ujë nuk kemi herë vjen herë jo, drita, ka vendosur ata të bashkisë para ca vitesh në krye të rrugës dhe këtej nuk ka fare ,vetëm errësirë, ke frikë të dalësh natën.Njëri del me bagëti, tjetri hedh mbeturinat se ska kosha e i hedhin në rrugë ,asnjë masë nuk është marrë e siç po duket as nuk do merret.Në behar të çan era e bagëtive bëhet e padurueshme edhe tani prapë , kanë bërë stane ngjitur me shtëpitë vila ,është absurde.Bashkia i ka bërë sehir dhe vazhdon ti bëjë ne i paguajmë taksa shtetit për pastrim , për gjelbërim,për rrugë për drita , për ujë dhe asgjë nuk kemi”-shprehet një tjetër banor i zonës.
Lagjia Gërhot ka një mungesë të madhe investimesh qofshin dhe ato më baziket ndërsa kjo lagje vizitohet nga pushtetarët vendorë vetëm në sezon fushatash elektorale duke e lënë në harresë totale muajt e vitet e tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here