Gjirokastër/ Mangësitë në kabinetin e informatikës, shqetësim për nxënësit e shkollës Naim Frashëri

Prej 6 muajsh nxënësit e shkollës 9 vjeçare Naim Frashëri në Gjirokastër, nuk zhvillojnë orën e TIK-ut në mënyrën e duhur. Kjo për arsye se kabineti i informatikës veç mangësive me bazën materiale , pra kompjuterave që janë të dëmtuar dhe jo funksional , ka mungesë dhe të linjës së internetit . Sipas nxënësve të kësaj shkolle orën e teknologji informacionit dhe komunikimit e zhvillojnë në klasat e tyre dhe jo në kabinet, ku iu duhet të shkojnë për tu praktikuar dhe kuptuar më mirë këtë lëndë shkollore .Mungesa e internetit detyron nxënësit që punimet e lëna detyrë nga mësuesi , ti zhvillojnë në qendra internet-kafe. Aktualisht në kabinetin e informatikës në këtë shkollë, shumica e kompjuterave nuk punojnë .

Prej 6 muajsh që kur ka nisur ky vit shkollor orën e TIK e zhvillojmë në klasë pasi në kabinetin e informatikës nuk ka internet” -shprehet një nxënëse.

Interneti dhe zhvillimi i orës së TIK në kabinet duhet pasi aty kuptojmë më mirë lëndën dhe praktikohemi .Në kabinet vetëm disa kompjutera punojnë por tani nuk ka më as internet ,kështu që nuk shkojmë fare dhe detyrat i bëjmë në internet-kafe kur kemi “- thotë një nxënëse tjetër.

Vonesa e tenderit nga ministria e arsimit ka sjellë dhe mungesën e linjës së internetit në këtë shkollë, duke pezulluar nxenësit nga kjo orë mësimore por dhe vetë institucionit arsimor, të cilit i duhet për të zhvilluar komunikimin me zyrën vendore apo dhe ministrinë përkatëse . Ndonëse ky problem ka që prej fillimit të vitit shkollor në shtator të 2019, ende nuk ka një datë se kur do të vendoset linja e internetit dhe mësimi të bëhet në mënyrën korrekte .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment