Gjirokaster/ Maturantet zhvillojne testin e pare, shqetesim testi me alternativa

0
134

Eshte zhvilluar sot testi i pare i matures shteterore, ai i gjuhes te huaj.
Edhe ne Gjirokaster, ne ndryshim nga vitet e kaluara provimi eshte zhvilluar ne shkollen ku maturanti ka ndjekur mesimin pergjate kesaj periudhe kohore. Per kete ne dispozicion kane qene 11 shkolla qe kane sherbyer si qendrat e testimit. Per shkak te masave te marra anti Covid maturantet jane paraqitur rreth ores 10:00 ne ambjentet e shkolles me maska dhe doreza ndersa ne klasa numri i nxenesve te lejuar ka qene 10 persona .
Te kater provimet e matures shteterore kete vit do te jene vetem me pyetje me alternative dhe jo me me shtjellim ndersa ora eshte reduktuar nga 2 e 30 ne vetem 2 ore njeherazi vleresimi do jete elektronik ku nje pike ben diferencen nga njera note ne tjetren.
Ky eksperiment i ministrise se arsimit ka konfuzuar gjimnazistet te cilet shikojne veshtiresi ne testim vecanerisht ne testet e tjera qe do te jepen ne ditet ne vijim kryesisht ne lenden e gjuhes dhe matematikes.
Provimi i sotem , ai i gjuhes se huaj per disa nga maturantet ka qene i thjeshte ndersa per te tjere koha e vendosur ne dispozicion nuk ka qene e mjaftueshme. Pesimist shprehen ata per jugunews.net kryesisht per ecurin e testimit ne dy lendet matematike dhe gjuhe pasi pyetjet me alternativa ua komplikojne edhe me shume testimin. Ne maturen shteterore kete vit kane nisur testimin plot 379 maturante. Ne date 11 qershor maturantet do te japin provimin e gjuhes, me 15 qershor provimin e matematikes dhe me 18 qershor provimin e lendes me zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here