Gjirokastër/ Mbeturina në çdo cep , ku shkojnë taksat për pastrim?


Kudo në çdo cep të Gjirokastrës është e pamundur të mos shikosh papastërti por ajo që qytetarët me të drejtë pyesin është se ku shkojnë taksat që këta të fundit i paguajnë bashkisë për pastrim apo gjelbërim . Meqë gjelbërim s’bëhet fjalë të ketë, vendin e pemëve e luleve e zënë qeskat me plera dhe mbetje të çfarëdolloj të cilat rrinë prej ditësh në ambjente të populluara. Ndërsa punonjësit dhe agjensia e shërbimeve publike i bën sehir qytetarët duhet të përballen me këtë pamje çdo ditë. Përpos situatës së pandemisë Covid 19 qytetarët e Gjirokastrës duhet të shqetësohen dhe nga rreziku i viruseve të tjera që mund të përhapen nga mbeturinat.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment