Gjirokastër/Mungojnë investimet në zonën e Viroit,banorët të shqetësuar

Vetëm disa km larg qendrës së qytetit të Gjirokastrës ndodhet pika turistike e Viroit.Rreth së cilës banojnë mbi 50 familje .Por veç bukurisë që të ofron Liqeni i Viroit nuk mund të themi të njëjtën gjë për atë çka shfaqet pak metra larg tij.Rrugë të degraduara ,mungesa e kanalizimeve , ndriçimit publik apo ujit të pijshëm janë evidente.Mungesa e investimeve në këtë zonë është thuajse zero.
Banorët të shqetësuar nga kjo gjendje bëjnë apel të vihet dorë pasi ndihen të harruar nga bashkia e qytetit dhe organizmave të saj .


Jetoj prej 20 vjetësh në këtë lagje .Nuk ka asnjë investim.Gjendja sa vete e po bëhet dhe më keq.Rrugët vetëm rrugë nuk mund ti quajmë pasi as me kafshë nuk kalohet .Makinat i kemi dëmtuar vetëm në këto rrugë gropa -gropa.Ndriçim nuk ka.Të dalësh gjatë mbrëmjes është thuajse e pamundur se ca rruga ca dhe dritat që nuk ka është me rrezik.Ujrat e zeza na kalojnë tek dyert e shtëpive .Bashkia e qytetit nuk vepron,me sa kemi dëgjuar nuk kanë ndonjë projekt për zonën tonë.Viroi nuk është vetëm ai liqeni aty ,është e gjithë kjo hapësirë”-shprehet një banor i zonës.


“Kemi fëmi vetë jemi të moshuar ,nuk dalim dot nga shtëpia ,pa rrugë pa drita .Ky është shqetësimi jon딑-thotë një tjetër banore e Viroit.


Imazhi i Viroit nuk është vetëm liqeni siç vetë banorët thonë,por e gjithë zona .Nëse shkon më tej pamja e shfaqur nuk është aspak e këndshme çka rrëzon poshtë çdo lloj propagande që mund të bëhet për bukurinë e Viroit .Sa i përket investimeve deri më tani nuk është vënë dorë ,mbetet për tu parë në vijim sa do të ndërhyet në këtë zonë nga institucionet përgjegjëse der atëherë banorët do të vazhdojnë jetën e tyre mes baltës ,gureve,errësirës dhe mungesës së ujit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment