Gjirokastër /Ndërhyet në pastrimin e përroit pranë shkollës 9-vjecare “Naim Frashëri”

0
155

Gjatë mëngjesit të sotëm ka nisur pastrimi i përroit të gjendur pranë shkollës 9-vjecare “Naim Frashëri” nga ana e punonjësve të Agjencisë së Shërbimeve Publike. Ndonëse punonjësit kanë kryer punën për të cilën janë të detyruar sepse paguhen por edhe pse i detyrohen taksa paguesve gjirokastrit nga ana tjetër kjo është “duartrokitur” nga kryetari i bashkisë së qytetit si një “super arritje ” e punonjësve të tij , me anë të një postimi në faqen zyrtare të institucionit .Ndërsa qyteti është i tejmbushur nga mbeturinat për bashkinë e qytetit mjafton vetëm një cep ,një rrugicë apo një përrua në rastin konkret ,tre fotografi dhe kjo quhet “arritje “, e kryer në terren të vështirë .Gjirokastra prej kohësh vuan nga mbeturinat e kudo ndodhura dhe mungesa e theksuar e pastrimit nga ana e vetë këtyre punonjësve që “marrin rrogn” dhe “ngrohen në diell” ,ndaj këto “pastrime dhe shfaqje demonstruese ” për qytetarët e gjirokastrës nuk kanë asnjë interes pasi një fotografi nuk e ndryshon realitetin.

Statusi si mëposhtë :

“Punonjësit e Agjensisë së Shërbimeve Publike edhe pse në kushte të vështira, nuk ndalen ?. Ju vijnë në ndihmë të gjithë banorëve të Gjirokastrës në pastrimin dhe sistemimin e mbetjeve në çdo cep të qytetit.?
Sot, gjatë pastrimit të përroit pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here