Gjirokastër, nderohen dëshmorët nacionalistë

0
199

14 shtatori shënon në Shqipëri Ditën e Dëshmorëve Nacionalistë. Në Gerhot në Gjirokastër formacione të djathta nderuan sot 36 luftëtarë mes të cilëve edhe komandantin e Ballit Kombëtar Hysen Lepenica. Pjesëmarrësit në ceremoni kërkuan nga historianët të rivlerësohen ngjarjet që lidhen me rolin e Ballit Kombëtar dhe luftën e Gerhotit.

Familjarë por edhe pëfaqësues të subjekteve të djathta nderuan sot ne ceremoni të ndara të rënët. Kryetari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politike Nebil Cika tha se nderimi për këtë ditë ishte nderim për kontributin e shquar të nacionalistëve shqiptarë në mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë.

Mes deputetëve dhe përfaqesuesve politikë të Partise Demokratike ishte edhe Myzafer Elezi. Ai tha tha se historia duhet te rishkruhet jo vetem per betejen e Gerhotit por edhe për rolin e Ballit Kombëtar

Në një ceremoni të ndarë përfaqësues të Partisë së Ballit dhe familjarë të Hysni Lepenicës kryen nderime në varrezat e Gerhotit. Deputeti Adriatik Alimadhi tha se kjo ditë ishte e shënuar për Ballin Kombëtar.

14 shtatori kjo datë lidhet me 14 shtatorin e vitit 1943 ku në një betejë në Gerhot të Gjirokastrës me pushtuesit italianë që po linin Shqipërinë u vranë 36 luftëtarë të Ballit Kombëtar. Shumë prej tyre ishin udhëheqës te cetave të Ballit ndërsa në këtë betejë u vra edhe komandatin i Ballit Kombetar Hysni Lepenica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here