Gjirokastër/ Nis viti i ri akademik, 352 studentë regjistrohen në vitet e para në E.Çabej

0
145

2 nëntori ka shënuar nisjen e vitit të ri akademik për të gjithë studentët në Shqipëri. Në Gjirokastër këtë vit janë regjistruar 352 studentë të rinj . Ndërsa studentët do tu duhet të ndjekin orët mësimore online të paktën një muaj deri në një urdhër të dytë nga Ministria e Arsimit .

Rektori i universitetit Eqrem Cabej, Bektash Mema ka uruar studentët dhe i ka inkurajuar ata të përballojnë këtë situatë të vështirë që po kalojnë nga pandemia Covid-19

” Studentëve të rinj u uroj shumë suksese në fillimin e studimeve akademike, sepse kjo paraqet kthesën e madhe në jetën e tyre, për të siguruar një të ardhme më të lumtur, për ta, familjet e tyre dhe vendin tonë!
E fillojmë këtë vit akademik në një situatë të pazakontë që na vendos përballë sfidave të cilat do t’i përballojmë me sukses. Do të doja ta jepja fjalën time përshëndetëse përballë jush në auditoret e universitetit, por situata pandemike na detyron të komunikojmë në distancë, por pa na penguar në asnjë mënyrë në misionin tonë të përbashkët.
Të dashur studentë, në momentin kur keni vendosur të studioni në këtë universitet, duhet të jeni të bindur se e ardhmja juaj do të jetë më e lumtur! Me sukseset që do të arrini gjatë studimeve, do të përgatiteni profesionalisht që të jeni të aftë t’i përballoni të gjitha sfidat e jetës.
Konkurrenca është globale, ndaj ftoj që të shkëlqeni në këtë Universitet, në mënyrë që në të ardhmen të krijoni vendin tuaj në tregun rajonal dhe atë evropian.
Suksesi i juaj, studentë të dashur, është krenaria jonë, një edukim i mirë i hap dyert kudo në botë.
Urime dhe shumë suksese!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here