GJIROKASTER/PD Libohovë 4 pyetje për ministrin Peleshi

Ministri I Bujqësisë Niko Peleshi ka qenë sot në Gjirokastër ku ndër të tjera ka zhvilluar një takim edhe me fermerë të zonës. Në fokus të takimit mësohet të ketë qenë skema e mbështetjes financiare për sektorin e bujqësisë si dhe programi i ‘100 fshtarave’ ku nga Bashkia Libohovë janë përzgjedhur dy fshatra: Nepravishta dhe Labova e Sipërme.

Pas zhvillimit të këtij takimi ka reaguar edhe PD e Libohovës që ka renditur disa pyetje drejtuar ministrit Peleshi.

“Si do ta ndihmojë bashkia e paaftë Nepravishtën që gati e ka fshirë nga harta administrative?” është pyetja e parë e PD Libohovë për ministrin Peleshi.

Në statusin e vet PD Libohovë rendit një sërë problematikash formuluar në formën e pyetjeve për ministrin Peleshi.

Mungesa e kanaleve kulluese e vaditëse të mbetura në mëshirë të fatit, ndërsa bashkia, vijon postimi, harxhon 40 mijë litra karburant në vit dhe nuk ka pastruar asnjë metër kanal.

Subvencionimi selektiv I blegtorëve që sipas të djathtëve të Libohovës bëhet në bazë të përzgjedhjes politike, mbyllja e thertores që detyron banorët të therrin mishin fshehurazi apo sigurimi i tregut për grumbulluesit e bimëve medicinale janë disa nga çështjet e adresuara për ministrin Peleshi.

“Këta që na vodhën, na tallën, na gënjyen, nuk meritojnë as më të voglin respekt”, përfundon statusi I Partisë Demokratike të Libohovës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment