Gjirokastër/ Përkujtohet 5 maji “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”

0
151

Në kuadër të 5 majit “Ditës së Dëshmorëve” u zhvillua ditën e sotme ceremonia e homazheve në nderim të tyre në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit Gjirokastër.
Për shkak të COVID-19 ceremonia e vendosjes së kurorave u zhvillua vetëm me pjesëmarrjen e prefektit të qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Perlat Vatoci.
Në këtë ditë përkujtohen të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e luftës si dhe ushtarakët dhe policët e rënë në krye të detyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here