Gjirokastër/ Ping-pong me problemet e qytetarëve, Braho thirrje ISSH: Nuk jeni pronar por nënpunës!

0
128

Nga Gramoz Braho

Të nderuar bashkëqytetar të Gjirokastrës!
Në situatën ku ndodhemi e cila ka krijuar shqetësim jo vetëm shëndetësor, social, ekonomik, politik, por shqetësimi më i madh është shërbimi i qyetetarëve në institucione!
Kam patur komunikime me qytetar të cilët kan halle dhe probleme dhe drejtues institucionesh i trajtojnë këto zyra si t’i kishin private.
Komunikim aspak etik kur bëhet fjalë për njerëz të cilët shkojnë për rinovimin e dokumentave të invalitetit, njerëz plot me halle ku trokasin në vesh të shurdhët, drejtues institucionesh të katapultuar për të ngrohur karrigen dhe për t’i bërë ” hije” postit të vet.
Propaganda dhe jeta e qytetarëve në këtë kohë krize për këta drejtues vlen sa një pako ushqime, as më pak e as më shumë!
Të kërkosh ” nënë e babë” dhe të sorrollasësh popullin nga një zyrë në tjetrën duke luajtur ping – pong është skandali më i madh i drejtorisë të Institutit të Sigurimeve Gjirokastër!
Njerzit nuk trokasin për qejf në zyrat e institucioneve por për hall, situatë lufte e quajti Kryeministri përpara disa kohësh, por në këtë situatë ku mbyllja ishte totale institucionet më të rrëndësishme janë ” degdisur” larg duke e bërë të pamundur lëvizjen e lirshme.
Thirrje publike Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shërbejuni njerëzve pa dallim, feje, krahine dhe ideje, ju nuk jeni pronar të institucionit por nënpunës.
Partia për Europianizim dhe integrim do vazhdon të jetë për qytetarët dhe me qytetarët!

PEISHZËRIJUAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here