Gjirokastër/ Policia vazhdon me kontrollet e qytetarëve për leje – daljet (video)


Të shumta kanë qenë kontrollet ditën e sotme nga ana e policisë së Gjirokastrës për sa i përket këmbësorve të cilët duhet të pajisen me leje për të dalë nga banesa e tyre . Vetëm 1 orë e 30 minuta kohë në dispozicion për të gjithë qytetarët që duan të dalin nga shtëpitë për të kryer një shërbim në zyrat vendore që janë aktualisht hapur apo të bëjnë shpezat ditore. Nga ana tjetër të moshuarit janë të ndaluar kategorikisht të dalin nga banesa për shkak të rrezikut nga Covid-19.
Kontrolle ka patur edhe për shoferët nëse janë apo jo të pajisur me autorizimin përkatës për lëvizje.Siç shihet edhe nga pamjet e marra prej @ jugunews.net shumica e qytetarëve i kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e deritanishme duke respektuar fashat e orareve .
Leja për daljen ditore sigurohet në sistemin e-albania ose në numrin 55155 me anë të një mesazhi që përfshin numrin e ID dhe orën që qytetari dëshiron të dalë .Deri më tani Gjirokastra vazhdon të mbetet e pa prekur nga Covid-19.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment