Gjirokastër/ Punonjës të bashkisë me Covid19? / Reagon Flamur Golemi

0
154

Pas lajmit se punonjës të bashkisë Gjirokastër rezultojnë të prekur me Covid 19 ,kryebashkiaku Flamur Golemi ka reaguar me anë të një statusi në FB duke e quajtur lajmin të pasaktë ndërsa ka akuzuar mediat se po përhapin panik.

Statusi si mëposhtë:

“Nuk ka ASNJË të infektuar me Covid 19 në radhët e punonjësve të Bashkisë Gjirokastër. Raportimet sot në disa media janë të pasakta. Deri më tani tamponët që janë marrë tek disa punonjës kanë rezultuar NEGATIVË. Ftoj mediat t’i referohen burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Paniku nuk i shërben askujt në këtë histori. Natyrisht që askush nuk është i mbrojtur nga Covid 19. Të gjithë duhet të respektojmë protokollet e sigurisë, distancimin social dhe të ndjekim këshillat e mjekëve.
Pikërisht atëherë kur mendojmë se e fituam betejën me armikun e padukshëm dhe ulim vigjilencën, bëjmë gabimin më të madh. Covid është ende mes nesh dhe na rrezikon njësoj si ditët e para të pandemisë. Ju lutem tregohuni të kujdesshëm.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here