Gjirokastër/Qytetarët të kursyer për festat e fundvitit.


Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri qytetarët e Gjirokastrës shfaqen tepër të kursyer në blerje .Nëse vite më parë tregjet e fruta perimeve apo ato të prodhimeve shtazore ishin të populluara e kundërta vërehet këtë vit.Kriza ekonomike që ka përfshirë popullatën jep efektin e saj dhe në blerjet e produkteve të konsumit.
Qytetarët e Gjirokastës kanë vendosur ta mbajnë dorën këtë vit duke i kaluar festat si një ditë normale.Tradita e festimeve në vend na kujton dynjdjet nëpër tregjet e fruta perimeve ku njerëzit zgjidhnin sa më shumë prej tyre për ti vendosur në tryezën festive natën e ndërrimit të viteve.Por jo vetëm ,këtë vit edhe tregu i mishit është në krizë .Deri më tani blerjet janë shumë të pakta .Kjo pasi dhe çmimet ditët e fundit kanë pësuar rritje.
Për sa i përket frutave apo perimeve ato janë rritur me 20 apo 30 %nga javët e mëparshme.Të shtrenjta janë dhe frutat e thata ,kryesisht arrat lajthitë apo bajamet të cilat përdoren rëndomtë në gatimin e ëmbëlsirave tradicionale si kadaif apo bakllava.
Për sa i përket gjelit të detit ai është thuajse i paprekshëm nga qytetarët kjo për shkak të çmimit të lartë që varion nga 70 mijë lekë e më shumë .Mungesa e të ardhurave ,kriza ekonomike e cila sa vete e po thellohet i ka kthyer këto festa më të zbehta se kurrë më parë .


“Nuk kemi mundësi të blejmë ,tryezën e duam plotë por nuk na i mban xhepi.Të marrësh një gjel 70 mijë lekë është e pamundur për ne .I do dita dhe frutat dhe perimet dhe ëmbëlsirat por kur nuk kemi të ardhura do frenohemi “-
thotë një qytetar.


Ëmbëlsir do marrim ndonjë të gatshme që të kushtojë pak lekë,ka ikur koha kur i bënim vetë pasi janë shumë shpenzime.Do blejmë ndonjë pulë se ajo del më lirë dhe do festojmë”-shprehet një tjetër qytetare.


Çmimet janë shumë të larta ,dhe tregtarët i rritin ,këto ditë shfrytëzojnë.Ne jemi pensionistë lekët i kemi për një hall e për ilaçe ,do kursejmë që të kalojmë muajin .Për pensionistët nuk ka festa”.


Kjo tablo e hidhur që ofron Gjirokastra në këto ditë festash na tregon dhe njëherë atë që propaganda nuk e mbulon dot ,realitetin e hidhur të varfërisë që po mbështjellë gjithë vendin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment