Gjirokastër/Rihapja e bizneseve, parukieret dhe berberët hasin vështirësi gjatë punës, mjetet mbrojtëse të kushtueshme ( video)

0
150

Me maska kirurgjikale e doreza në duar si dhe dezinfektantë të shpërndarë në çdo tavolinë, sallonet e bukurisë dhe të estetikës në Gjirokastër të ngjasojn më shumë me një klinikë mjekësore.
Prej mëngjesit të 11 majit qeveria ka lehtësuar disa nga masat shtrënguese të distancimit social duke lejuar hapjen e disa bizneseve – përfshirë parukeritë dhe berberët.
Gjithsesi kjo hapje ka ardhur kundrejt ndjekjes së një protokolli strikt që përmban masa për organizimin e shërbimit në kushte të reja që sigurojnë mbrojtje nga përhapja e COVID-19 dhe dizenfektimin të ambientit dhe të mjeteve të punës. Por këto rregulla strikte të vendosura nga qeveria për këta të fundit janë të vështira për tu zbatuar pasi siç thonë dhe këta të fundit ka disa procese pune që nuk mund të zhvillohen me dorashka apo nga ana tjetër veshjet dhe mjetet e tjera që janë vendosur në rregullore janë të kushtueshme dhe të përballueshme për xhepat e tyre.
Programi i hapjes graduale të vendit, ka rihapur të hënën përveç parukerive dhe berberëve, edhe klinikat dentare dhe qendrat e mëdha tregtare. Protokolli i masave mbrojtëse ka qenë rigoroz për këto biznese, duke i kufizuar kështu për t’i shërbyer klientëve me kapacitet të plotë.
Rregullat që duhen ndjekur për parandalimin e COVID-19 përfshijnë kufizimin e orarit të punës deri në orën 17.00, përdorimin e dezinfektantëve për ambientet dhe veglat e punës para çdo përdorimi, mbajtjen e maskave/dorezave/­përparëseve gjatë gjithë kohës së shërbimit, ruatjen e distancës prej 2 metrash nga klienti tjetër, ndalimin e grumbullimit të klientelëve për të pritur brenda sallonit, pajisjen me qese plastike njëpërdorimshe të këpucëve , si edhe sterilizimi i pajisjeve metalike në autoklava për dentistët.
Mbyllja prej gati 3 muajsh ka krijuar një pakënaqësi tek klientela, sidomos tek gratë dhe vajzat që nuk kanë mundur të mirëmbajnë flokët apo trupin por e njëjta gjë vlen dhe për meshkujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here