Gjirokastër/Rritet ndjeshëm numri i njerëzve të prekur nga sëmundjet mendore

10 tetori është dita botërore e shëndetit mendor . Të ruash shëndetin ditët e sotme është e vështirë ,por më sfiduese bëhet kur vjen fjala tek shëndeti mendor.Në një shoqëri të pastabilizuar siç është kjo e sotmja njerëzit janë më të ekspozuar për tu prekur nga sëmundjet e shëndetit mendor.Në vendin tonë sëmundjet e shëndetit mendor janë përhapur me shpejtësi në vitet e fundit.Këtij fenomeni nuk mund ti shpëtoj as qyteti i Gjirokastrës.Në 5 persona 1 është i prekur nga sëmundje të çrregullimit mendor.Kur flasim për çrregullim mendor ,jo domosdoshmërisht ai individ klasifikohet tek ” të çmendurit” mund të jetë një individ i cili shfaq dobësi ,ka ankth apo dhe depresion ,shenja të cilat tregojnë paraprakisht se individi nëse nuk kurohet në momentin e duhur më pas mund të kalojë në faza të parikuperueshme. Ajo që shihet haptazi në qytet është numri i frikshëm i moshave të reja që preken nga sëmundje mendore.Në Gjirokastër moshat më të prekura janë 25 vjeç e lartë.Është e dhimbshme të shikosh këto mosha të shfaqin gjestikulacione të pahijshme ,apo të flasin me vete rrugëve të qytetit.A kanë rrezikshmëri ? Një pjesë e tyre janë të prirur të jenë të dhunshëm ,agresivë ndaj pjesës tjetër të njerëzve. Fatkeqësia tjetër është që në qytet nuk ka qendra rehabilituese të gatshme për ti përballuar këto raste .Ndërsa profesioni i psikologut që mund të japi një farë ndihme është pothuajse inekzistent. Cilët janë disa nga faktorët që çojnë në probleme të shëndetit mendor ? Këtu mund të listojmë faktorë të ndryshëm duke filluar nga stresi i tepërt ,probleme të krijuara gjatë orës së punës,të ardhurat ,gjendja ekonomike, dhuna verbale apo fizike ,dëmtimet aksidentale ,apo “çështjet e zemrës”. Kjo e fundit më e përhapura pas gjendjes ekonomike. Të rinj që shfaqin dobësi në rast ndarjeje nga partneri/partnerja e tyre janë më të ekspozuar ndaj këtij fenomeni .Po pas nuk mbeten as ata persona që përjetojnë trauma që mund të vijnë nga aksidentet ,humbja e një njeriu të dashur ,dhuna fizike sistematike apo varfëria e skajshme.E cila për fat të keq është shtrirë gjerësisht në vendin tonë.Pas nuk mbetet edhe një tjetër faktor i rëndësishëm siç është përdorimi i rregulltë i alkoolit apo substancave narkotike ,rrezik i madhë paraqitet nga moshat e vogla ,adoleshentë që janë të prirur të bien ” pre” e tyre. Ndërsa ky fenomen prek popullatën dita ditës ,është e vështirë të gjenden mënyra për ta frenuar duke sjellë në rritje prekjen e individëve nga sëmundjet mendore .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment