Gjirokastër/Sheshi i Çerçizit kthehet në ” mensë” për fundvit

0
156


Prej disa ditësh sheshi i Çerçizit është kthyer në një mensë të mirfilltë .Një pjesë e të cilit është bllokuar nga tavolinat ,stolat por dhe nga stenda ku po gatuhet ,ky “bllokim” i një sheshi kryesor në Gjirokastër ka sjellë shqetësim për shoferët të cilët nuk dinë nga të kalojnë apo të parkojnë për të shkuar në banesat e tyre.Por veç kësaj ushqimet që gatuhen në ambjent të hapur apo qëndrojnë për disa orë ,pasi vijnë të përgatitura serviren për fëmi ,të madh e të vogël pa asnjë garanci konsumi .
Megjithëse kjo “risi” e organizimeve festive nuk ka patur ndonjë interes të madh nga qytetarët e Gjirokastrës të cilët kanë qen të pakët në numër.
“Gatim i aneve gjirokastrite ” ,e ka cilësuar kryebashkiaku Flamur Golemi , duke harruar se ” anetë” nuk kanë dalë ndonjëherë shesheve aq më tepër këto “anetë” e sotme ku mosha e tyre variojnë nga 30 e der në 50 me receta aspak “autoktone”.”Anetë” e sotme i gjen të mbyllura në shtëpi të vetmuara pasi fëmijët e tyre janë larguar në emigrim në eksodin e madh që e ka përfshirë vendin.Këto ” ane” ,anetë e vërteta nuk e kanë mendjen tek ” propagandat” alla rilindase që ekspozohen si ” arritje” por që nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të dështuara aktrimi në një kohë kur vendi ” vuan”.
Gjirokastra nuk po feston ,po ” vajton” të rinjtë që sot i gjen me ” kokrra” në qytet,po ” lëngon” në shtrat ” sëmundjen” e rëndë të varfërisë që po i ” merr jetën” .A ia gjen ” rilindja” dot një zgjidhje ? Der më tani jo pasi zgjidhja nuk vjen duke kthyer një shesh të rëndësishëm të një qyteti në mensë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here