Gjirokastër/ Situata e zjarreve, Aliaj : Të jemi të përgatitur në çdo moment

0
137

Në institucionin e Prefektit të qarkut është zhvilluar sot seminari i trajnimit me specialistët e emergjencave civile të bashkive të qarkut ku qëllimi i këtij seminari ishte hartimi i planeve vendore të emergjencave civile gjatë kësaj periudhe.
Në fjalën e tij Prefekti i qarkut Astrit Aliaj theksoi se hartimi dhe miratimi i këtyre planeve është hapi parë për t’u kryer sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse fatkeqësitë e natyrës janë krejtësisht të papritura. Midis të tjerash, Prefekti u ndal tek situata e zjarreve që janë më të shpeshta gjatë kësaj kohe si dhe ndjekjen e hapave të nevojshëm për t’u përgatitur për një emergjencë dhe për të zvogëluar dëmet në njerëz e infrastrukturë.

Në përfundim të seminarit janë lënë detyrat me afate konkrete që nga përgatitja e urdhërave deri tek miratimi i planeve me vendim të këshillave bashkiakë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here