GJIROKASTËR/Të tjerë klandestinë në territorin shqiptar

0
172

Vazhdon fluksi I klandestinëve nga vendet e Lindjes që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër raporton në njoftimin zyrtar se shërbimet e rendit dhe kufirit kanë kapur 27 shtetas të huaj, 6 prej të cilëve me shtetësi pakistaneze janë ndaluar në fshatin Bulo.

8 prej shtetasve të ndaluar janë libianë, 8 sirianë dhe 5 marokenë.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, 18 prej këtyre shtetasve që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme u proceduan me urdhër largimi vullnetar, ndërsa 9 të tjerë kërkuan azil në Shqipëri.

Ata janë dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes për Azilkërkues në Babrru të Tiranës.

Qëllimi I të gjithë imigrantëve të paligjshëm është përdorimi I territorit shqiptar si vend transit me destinacion final vendet e BE, kryesisht në Gjermani dhe Francë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here