Gjirokastër/ Urimi i kreut të PD për festat e 7 dhe 8 marsit

Kreu i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ka uruar arsimtarët për festën e 7 marsit njëherazi dhe një urim për festën e 8 marsit.

“Në këto ditë të shënuara me rastin e 7-8 marsit, në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD për Gjirokastrën, gjej rast të rikonfirmoj mbështetjen dhe admirimin tim për veprën emancipuese, humaniste e europianiste të arsimtarëve.

Arsimimi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë varen nga vlerat tona tradicionale të mëkuara me aq dashuri nga mësuesit në shkollë dhe nga prindërit në familje.

Ju arsimtarë, keni një mision fisnik të jashtëzakonshëm, i cili merr një rëndësi edhe më të madhe në Gjirokastrën tonë. Ju edukoni nxënësit tanë që ulen çdo ditë në bangat e klasave tuaja, prej nga ku mësojnë dijet që do t’i përgatisin për një të ardhme gjithnjë e më të mirë.

Ndërsa për ju gra të nderuara të Gjirokastrës sonë, nënat tona, motrat tona të cilat kanë ditur, së pari, të mbajnë familjet, të edukojnë fëmijët, t’i japin kuptim familjes, patjetër dhe t’i japin kuptim shoqërisë, ju shpreh me adhurim gëzuar 8 marsin.

Qofshi të bekuara për jetë!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment