Gjirokastër/ Vazhdon helmimi masiv i kafshëve, aktivisti: T’iu vijë turp, po i fryni zjarrit , me ju do merret Evropa!

Fatkeqësisht saga e helmimit të kafshëve në Gjirokastër nuk po ndalet. Për gati pesë ditë masakra me kafshët ka tmerruar qytetarët të cilët kanë dhe vetë kafshë shtëpiake, me frikën se mos rastësisht helmohen nga helmi që është shpërndarë kudo. Por jo vetëm kaq, qentë e macet e ngordhura kudo rrugëve dhe shesheve të Gjirokastrës të japin imazhin e një filmi horror. Në pesë ditë ende nuk është marrë një masë për të dënuar këtë makabritet . Në këtë mënyrë aktivistët bëjnë thirrje për sa më shumë ndërgjegjësim, bashkëpunim në gjetjen e provave të reja deri në zbulimin e gjithë individëve që realizuan këtë makabritet .

Nga Emin Kokalari

VAZHDOJNE HELMIMET DHE SOT
DHE SHPERBLIME ME LEKE NE DORE KUSH NA I PASURON ME SHUME PROVAT DHE FAKTET
PARA 4 DITESH U KRYE HELMIM MASIV KU E VRANE MIZORISHT QEN DHE MACE !
DJE U HELMUAN MU NE MES TE QYTETIT NE SY TE GJITHE NJEREZVE RRETH 2-3 QENUSHE TE TJERE, MADJE TE FILMUARA ME ZE DHE FIGURE DHE NE MOMENTIN KUR TERHIQESHIN ZVARRE NE RRUGE DHE HEDHUR NE KOSHIN E PLEHRAVE MU NE MES TE QYTETIT
SOT!!!! PERSERI KAFSHE TE NGORDHURA (MACE), ME SIMPTOMA TE NJEJTA HELMIMI POR PA DITUR NESE ESHTE I NJEJTI HELM QE PO VEPRON 4-5 DITE RRJESHT.
MACET TE GJENDURA TE NGORDHURA PERKATESISHT NE LAGJET “DUNAVAT” DHE “LAGJIA PUNETORE” !
NE “DUNAVAT” JANE GJENDUR TE NGORDHURA RRETH ORES 5:45-5:50 NDERSA NE LAGJEN PUNETORE RRETH ORES 6:30.
KJO TANI PO PERBEN RREZIKSHMERI TE LARTE NESE DHE KETO KAFSHE SOT JANE HELMUAR SI PASOJE E SHPERNDARJES SE HELMIT TE DITEVE ME PARA, DUKE TREGUAR PAPERGJEGJSHMERI TE PLOTE PER DEZIFEKTIMIN E RRUGEVE NGA HELMI, PAVARESISHT FAKTIT SE KEMI GJITHE KETO DITE DUKE DENONCUAR KETE AKT MIZOR !
NUK E DIME ENDE DHE NESE ESHTE KRYER PERSERI KY HELMIMI SOT NDOSHTA ME MOTIV PER TE FSHEHUR GJURMET E DITEVE TE KALUARA DUKE U PERPJEKUR PER TE DALE NE KONKLUZIONIN QE “JA, NUK E KEMI KRYER NE DHE DITET E KALUARA”, APO SIPAS ARSYES TEK PARAGRAFI ME LARTE
KERKESA PER HAPJEN E KAMERAVE DHE PER DITET NE VAZHDIM KA RENE NE VESH TE SHURDHET, SEPSE ATY TREGOHET MIRE ATEHERE SE KUSH PO E BEN KETE VEPRIM BRUTAL DHE KUNDRA CDO ETIKE DHE LIGJI.
JU BEJ THIRRJE QYTETAREVE QE DISPONOJNE AMBJENTE ME KAMERA, NESE KANE MUNDESI JU LUTEMI NA NDIHMONI ME SHUME DREJT ZBARDHJES SE KETIJ VEPRIMI CNJEREZOR.
GJITHASHTU KUSH MUND TE DISPONOJE PAMJE FILMIKE TE DITEVE TE KALUARA, PER TE NA PASURUAR ME SHUME PROVAT DHE FAKTET E MBLEDHURA, APO MENDON SE NDOSHTA I DISPONON ATO DHE MATERIALI KA VLERA KONKRETE, DO TE JAPIM DHE SHPERBLIM ME LEKE NE DORE !
VAZHDONI, FRYJINI ZJARRIT ! SIC KAM THENE, KJO HISTORI DO BEHET PROBLEM SI NGA ANA EUROPIANE DHE TURISTIKE KU GJITHASHTU KA TURISTE QE SHPREHEN TE INDINJUAR, SI NGA VENDET E TJERA TE HUAJA, LOKALE ETJ…
T’JU VIJE TURP !
Shenim :
5 Fotot e para te ketij postimi jane te dites se sotme per macet ne “Dunavat” dhe “Lagjen Punetore”
Te tjerat e diteve te kaluara perkatesisht dje dhe rreth 3-4 diteve me pare !”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment