Gjirokastër/ Vdekja e 70 vjeçarit zbulon qendrën e prostitucionit në mes të “18 shtatorit”, një person në pranga

0
133

Vdekja e papritur e një 70-vjeçari një ditë më parë në Gjirokastër tek sa ndodhej në një lokal, ka shtyrë policinë të kryejë një hetim akoma më të detajuar. Ndonëse dëshmitarët në vendngjarje deklaruan për @jugunews.net se i moshuari vdiq tek sa ishte duke pirë kafe , e vërteta rezultoi ndryshe. Ka qenë mjekësia ajo që ka konfirmuar vdekjen e të moshuarit gjatë aktit seksual . Por policia ka zbuluar akoma edhe më shumë rreth lokalit dhe pronarëve të këtij subjekti i cili ishte kthyer prej kohësh në qendër të ushtrimit të prostitucionit .
Gruaja me të cilën pati kontaktet e fundit 70 vjeçari ka rënë sot në prangat e policisë. Ajo është ndaluar në ambientet e lokalit të saj në lagjen “18 Shtatori” të cilin akuzohet se e përdorte për ushtrim prostitucioni. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here