GJIROKASTËR/Vetëvaret në banesë, motivet të paqarta

Një 60 vjeçar nga fshati Llovinë, pjesë e njësisë administrative të Dropullit të Sipërm në Gjirokastër është gjetur i varur në banesën e tij.

Policia e Gjirokastrës pohon se shtetasi Dh.P është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Ende nuk ka detaje mbi këtë ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan 60 vjeçarin deri në vetëvarje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment