Gjirokastër/ Vrau me sende të forta 57 vjecarin, lihet në burg Mihal Thimjo

0
139

Mihal Thimjo 33-vjeçari që vrau me sende të forta Gëzim Saraçin pasi ktheheshin nga një drekë, është lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastrës.

Autori dhe viktima po udhëtonin së bashku në një kamionçinë, dhe rrugës kanë nisur një debat ku sipas Thimjo viktima e kishte ofenduar duke e quajtur grek dhe më pas kishte tentuar ta qëllonte.

Kjo e ka shtyrë atë ta qëllojë me sende të forta, gjë që i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit autori u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën brenda në kamionçinë ,ku pas 6 orësh në arrati u kap nga blutë e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here