GJIROKASTER/ World Disco Soup Day, “Të mbushim barkun në vend të koshave” (Foto)

Edicioni i dytë i World Disco Soup Day është ndalur në Gjirokastër. Ky organizim ndërkombëtar mbahet pikërisht në 28 Prill në rreth 70 vende të botës nën ritmet e të njëjtës muzikë për të gatuar së bashku.

Nga Uganda në Japoni, Brazil, Holandë, rrjeti global i të rinjve për ushqim të ngadalshëm (SFYN) bashkohet për Ditën Botërore të Disco Supë. Një ngjarje për të gatuar, ngrënë dhe vallëzuar së bashku. Një mënyrë argëtuese që ka si qëllim të shpëtojë ushqimin, duke menduar seriozisht për sasinë që humbet.

Pjesëmarrës të aktivitetit në Gjirokastër kanë qenë studentët, përfaqësuesit e Slow Food Gjirokastra, organizatës TID dhe vullnetarë të grupmoshave të ndryshme. Kontribues të tij kanë qenë tregëtarët dhe bizneset e ushqimeve në Gjiorkastër. Ushqimet e përgatitura do të shpërndahen për banorët e shtëpisë së të moshuarve në Gjirokastër.

Vitin e kaluar Slow Food (SFYN) organizoi edicionin e parë të Disco Soup Day. Me dhjetëra mijëra njerëz vallëzuan gjatë gjithë ditës dhe gatuar sasi të konsiderueshme ushqimi. Më shumë se 5000 kilogramë ushqim u shndërruan në 25,000 vakte. Mbi njëqind Disco Soups u organizuan, në 40 vende, në 5 kontinente.

Këtë vit pjesëmarrja është dyfishuar duke u shtrirë në mbi 70 vende të botës. Në Shqipëri, qyteti përfaqësues ka qenë pikërisht Gjirokastra. Slogan i këtij viti është “Të mbushim barkun në vend të koshave”.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment