Gjirokastër/ Zbulohet pusi 250 vjecar në zonën muzeale

0
197

Gjirokastra vazhdon të na surprizoj me historinë, kulturën dhe arkitekturën e saj por mbi të gjitha për dëshmitë që ajo ka lënë si trashëgimi të vyer për banorët e saj .
Një pus që daton prej mbi 250 vjet mëparë është zbuluar gjatë punimeve të një biznesi në pazarin karakteristik pranë xhamisë këto ditë maji .Pusi është i thellë 9 metra ndërsa mendohet se ka patur funksion të dyfishtë kjo për shkak të fizionomisë së tij i cili vjen dhe zgjerohet në mes të tij çka do të thotë se pusi nuk ka qenë thjesht për nxjerrjen e ujit por ka qenë edhe si sterrë për mbajtjen e një sasie të madhe uji që mund ti shërbente banorëve veçanërisht gjatë stinës së verës.
Pusi është funksional edhe sot .Aty ende ka ujë ndërsa për të zonjën e biznesit e cila është një amerikane që jeton prej vitesh në Gjirokastër , gëzimin për këtë “pasuri” që ajo ka gjetur në biznesin e saj do ta kthej në punë duke e rregulluar dhe ta kthejë ashtu sic ka qenë mëparë.Ky është pusi i katërt që zbulohet në Gjirokastër konkretisht në zonën muzeale brenda pak vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here