Gjirokastër,rriten rastet e të prekurve nga gripi sezonal

0
169

Stina e dimrit rrit numrin e të prekurve nga gripi.Më të ekspozuar mbeten fëmijët por edhe moshat e treta. Në Gjirokastër , burime nga spitali rajonal “Omer Nishani” bëjnë me dije se janë katërfishuar vizitat në repartin e pediatrisë gjatë ditëve të fundit. Mbi 50 fëmijë të grupmoshave të ndryshme paraqiten me simptomat e gripit.I cili këtë vit ka rezultuar tepër agresivë. Spitali por dhe klinikat janë mbushur me të sëmurë nga gripi gjendja gripale e të cilëve zgjat nga 5 deri në 10 ditë .

Gripi sezonal është një infeksion viral akut shkaktuar nga virusi i gripit, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu.
Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjate teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.

Shenjat më të zakonshme të gripit janë:
Temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti. Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh.

Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit, marrja e masave të nevojshme cdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut.
Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.
Vaksinimi mbron vete personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.
Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.
Sipas ISHP disa nga veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit janë:
Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.
Mbuloni hundën dhe gojen me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.
Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.
Konsultohuni me mjekun per mjekimin me ilaçe kundër gripit.
Ilaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
Ilaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.
Ilaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here