Gjirokastra, kampione e kultivimit të hashashit

0
894

Cipa i Policisë së Shtetit, sulmon drejtuesit e Policisë vendore të Gjirokastrës për shumimin e kultivimit të kanabisit vitin e kaluar.

Sipas zv drejtorit të Policisë së Shtetit Ardian Cipa, në Qarkun e Gjirokastrës, është konstatuar një rritje e mjaft e madhe gati tetë herë më shumë e kultivimit të hashashit duke e renditur Gjirokastrën, kampione të kultivimit të kësaj bime në të gjithë Shqipërinë. Cipa ka bërë fajtor efektivë të policisë të cilët medoemos duhet të zbulohen dhe ndëshkohen e më pas përjashtohen përgjithmonë nga radhët e Policisë së Shtetit.

Deklarata e Cipës, është përforcuar nga përfaqësuesi i PAMECA-s i cili ka thënë se 30% e sasisë së asgjësuar vitin e kaluar, kishte origjinë Gjirokastrën. Vetëm për vitin 2016, lëndët narkotike të asgjësuara në këtë qark ishin 80% e të gjithë sasisë në shkallë vendi. Duhet të jemi të fokusuar edhe tek rezultatet prej goditjes së korrupsionit në radhët e policisë, gjë që gjatë vitit të kaluar ishte diçka që gjithkush mund ta vinte re lehtësisht-u shpreh Gilles Locchi, specialist i PAMECA-s.

Deklaratat e numrit 2 të Policisë së Shtetit, janë bërë një ditë më parë në Gjirokastër, në një takim të thirrur për këtë fenomen. Në këtë takim u tha se, me gjithë aksionet e policisë, sipërfaqja e mbjellë është shtuar në ndjeshëm në rrethinat e Qarkut të Gjirokastrës, sidomos në Tepelenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here