Gjirokastra nis 1000 protestues drejt Tiranës

0
728

Qindra simpatizantë të PD janë nisur herët në mëngjes drejt kryeqytetit për të qenë pjesë e aksionit opozitar për të rrëzuar qeverinë Rama. Nisja e mjeteve të transportit, ka qenë e organizuar nga dega e PD Gjirokastër prej Urës së Lumit ku mjaft mjete të transportit kryesisht furgonë dhe autobuzë, janë mbushur me simpatizantë të PD apo dhe njerëz të thjeshtë për të protestuar mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas kreut të PD në Gjirokastër Roland Bejko, vetëm nga rrethi i Gjirokastrës, janë nisur gati 500 persona drejt Tiranës të cilët sipas tij, do të protestojnë paqësisht ndaj qeverisë Rama. Organizim ka pasur edhe në Tepelenë e Përmet ku nga këto dy rrethe, janë nisur drejt kryeqytetit, gjithsej në total 500 persona. Pra në rang qarku, Gjirokastra shkon në Tiranë me 1000 protestues. Deri tani nuk raportohen incidente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here